Video · Kronikë
Forcat RENEA zbarkojnë në Fier, kontrolle të befasishme në një pallat shumëkatësh
Policia e Fierit dhe RENEA po zhvillojnë një operacion mbrëmjen e kësaj të marte në qytet.
Reklamë
Forca të shumta policore po kryejnë kontrolle në një pallat disakatësh, ndërsa kanë ngritur edhe një dron për të intensifikuar aksionin e tyre.
Reklamë
Mësohet se një person është shoqëruar në ambientet e policisë së Fierit. Sakaq, është bllokuar qarkullimi i mjeteve.
Nuk dihet nëse ky operacion ka lidhje me ngjarjen në Elbasan-Peqin, ku një automjeti tip “BMW” ra pre e një atentati, e ku autorët, ende të paidentifikuar, qëlluan mbi 20 plumba në drejtim të tij.
Më shumë video
Reklamë




