Subscribe

Ndryshimi i shpeshte i temperaturave ka bërë që qendrat shëndetësore të përballen me fluks të madh te prekurish nga virozat. Sipas mjekëve me te rrezikuarit janë fëmijët deri ne 6 vjeç.

 

Besjana Hoxha: Aktualisht mund te flasim për 20, ne jemi 6 pediatër , dhe ka raste, ditë. Qe mund të kemi 20-30 vizita në ditë dhe 6 pediatër i thonë një numër i madh në fund të muajit. Asnjëherë nuk diskutohet në këtë periudhe që të mos kemi 15 vizita.

 

Ediola Naqellari: Për një numër mesatar ditor të poliklinikës tonë mund të shkojë në 100-120 vizita në ditë.

 

Mjeket apelojnë te behet kujdes pasi virozat mund të çojnë edhe në komplikacione të tjera me te renda.

Ediola Naqellari: Virozat sa mund të konsiderohet si një nazologji e thjeshte, ka goxha edhe raste kur mund të shoqërohet edhe me komplikacione si bronkoploumoni, me pleuronomoni, apo në rastet e gastrointerneriteve mund të ketë probleme fëmija nga të vjellat e shtuara në raste me dehitraizim që ka nevojë për hospitalizim.

 

Besjana Hoxha:Tani çdo virozë në momentin që anashkalohet, nuk trajtohet dhe nuk ndiqet nga mjeku, në fëmijë që kanë hiperndjeshmëri, që kanë imunitetin më të dobët në sensin që kanë edhe një arsye sekondare, mund të kalojnë në një komplikacion më të madh, si është bronkopneumonia. Por nëse fëmija ndiqet rregullisht, konsultohet me mjekun përkatës, nuk ka pse, pavarësisht se asgjë nuk është e prere në mjekësi por e kalon më lehtshëm. Patjetër që bronkopneumonia është pjesë e sezonit, sinoziti është pjesë e sezonit. Ne sinozit kemi parë pa fund këtë sezon, shumë më shumë se bronkopneumoni.

 

Ne periudhën e vjeshtës virozat janë me te shpeshta dhe sipas mjekeve specialiste nuk duhet neglizhuar asnjë nga simptomat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *