Në Portin e Durrësit është shënuar një rritje e ndjeshme e lëvizjes së udhëtarëve që vijnë nga portet Italiane.
Për shkak të festave, ashtu si në çdo fundvit, edhe në këtë periudhë të muajit dhjetor, kompanitë e lundrimit kanë dyfishuar numrin e trageteve që operojnë në linjën Bari-Durrës dhe anasajelltas.
Mëngjesin e kësaj të enjteje në Port mbërritën tre tragete të cilët kanë sjellë afro 1000 pasagjerë dhe 300 automjete, ndërkohë që dy tragete të tjerë mbërrijnë po nga Bari.
Burime nga kapiteneria e Portit të Durrësit bëjnë të ditur se ky fluks udhëtarësh pritet të zgjasë deri në 24 dhjetor, datë e cila pritet të shënojë edhe numrin më të lartë të udhëtarëve që kthehen për festat e fundvitit.





