Subscribe

Në përfundim të vizitës së tij në Shqipëri, Knut Fleckenstein, raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, deklaroi se për qeverinë nuk do të ketë asnjë kusht shtesë, lidhur me datën e hapjes se negociatave. Mesazhin e tij Fleckenstein e ka bërë publik përmes një statusi në Facebook:

 

Jo kushte shtesë! Ky ishte mesazhi që përcolla kur vizitova Shqipërinë si raportues për Parlamentin Evropian. Pjesë e bisedimeve që zhvillova me presidentin, kreun e Parlamentit, kryetarët e grupeve parlamentare, ministrin e Brendshëm e të Drejtësisë si dhe ambasadorë të vendeve anëtarë të BE-së ishte edhe situata e Shqipërisë pas zgjedhjeve.

 

Në mesazhin e tij raportuesi Shqipërinë në Parlamentin Europian kërkon që të ecet me zbatimin e reformave që janë nisur, veçanërisht ajo në drejtësi.

 

Nëse do të vazhdojë implementimi i reformave, atëherë negociatat e anëtarësimit duhet të hapen në gjysmën e parë të 2018-n, Populli i Shqipërisë shpreson shumë që kjo të realizohet dhe e meriton një gjë të tillë. Me nisjen e negociatave fillon dhe një proces disa vjeçar afrimi. Zgjatja e tyre varet nga zbatimi një reformave, por njerëzit do ta shohin se ne e duam progresin në BE. Është rrugë e vështirë, megjithatë do të japim ndihmën tonë.

 

Qëndrimi i Fleckenstein vjen pas fjalimit të kryeministrit Edi Rama në OKB, ku ai u shpreh se pret sa më parë hapjen e negociatave të anëtarësimit me BE-në.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *