Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur ta nisë këtë të martë duke cituar themeluesin e “Apple”, Steve Jobs, përmes së cilës përcjell një mesazh motivues për të mos hequr dorë nga ëndërrat.

“Çdo ëndërr nga e cila ti heq dorë është një copëz e së ardhmes që pushon së ekzistuari”, shkruhet në foton që ka publikuar Rama, teksa i konsideron fjalë të çmuara.

Në orën 11:00 të kësaj të martë do të zhvillohet mbledhja e radhës e Këshillit Politik për reformën zgjedhore, ku priten të jenë të pranishëm të gjithë përfaqësuesit e opozitës dhe mazhorancës. 

Një nga çështjet që pritet të diskutohet do të jetë edhe depolitizimi i administratës zgjedhore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *