Shi golash ne edicionin e ri te kupës se ligës ne Angli. Ne “Stamford Brixh”, Chelsea i Antonio Conte shpartalloi 5-1 Notingem Forest ne ndeshjen e vlefshme per turin e 1/16, duke prere biletën për ne raundin tjeter. I pari qe zhbllokoi shifrat ishte 21-vjeçari brazilian Kenedi, ndersa la shenje edhe nje tjetër futbollist i ri Musonda.

 

Por mbrëmja i takoi Mici Batashuai autor i nje triplete. Ne “Old Traford”, Manchester United fitoi me rezultatin 4-1 Burton. Rashford, futbollisti me i mire per “djajtë e kuq” me nje dopiete dhe nje asist per Marsial, ndersa goli tjeteter i takoi Lindgard.

 

Fitore, por me veshtiresi edhe per Manchseter City 2-1 ne fushën e West Bromuic Albion fale dopietes se Sane. Kualifikim edhe per topçinjte e Arsenal edhe pse gjeten me mjaft vështirësi golin me Ualkot per te mundur Doncaster.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *