Pas firmosjes së marrëveshjes me Lulzim Bashën, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u zotua se së bashkë me Partinë Demokratike do ta gjejnë gjuhën e përbashkët dhe do ta kthejnë Shqipërinë në shtëpinë e shqiptarëve.

Në fjalën e saj, Kryemadhi tha se PD-LSI janë të unifikuar me mendimin se shqiptarët sot jetojnë më keq se më para dhe se vendi po shkon në rrugë të gabuar.

“Bashkojmë forcat për të mirën e popullit shqiptar. Ndryshimi është i paevitueshëm dhe ditë më të mira do të vijnë.  Një parti si ne që në thelb ka socialdemokracinë dhe PD e djathtë ne do të vijojmë të jemi dy entitete me identitetin e tyre. Do të kemi mosdakordësi, por do të gjejmë gjuhën e përbashkët dhe do të vendosim para interesin e shqiptarëve. Ne dhe PD besojmë se vendi po shkon në rrugë të gabuar. Ne duhet të ndalojmë dëshirën e shqiptarëve për të emigruar nga Shqipëria. Ky është një partnership i ndërtuar për të zgjatur edhe në qeverisjen e re. Do të punojmë krah për krah njëri-tjetrit në çdo rrugicë. Ne jemi përgatitur të fokusojmë të gjithë vëmendjen në rimëkëmbjen e ekonomisë sonë post COVID. Dua t’ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve që të bashkohemi. Referendumi i 25 prillit është mision kombëtar për t’i dhënë fund çdo sekti që kërkon të marrë peng Shqipërinë e shqiptarëve”, tha Kryemadhi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *