Subscribe

Data 25 maj do të jetë pushim për administratën publike që janë pjesë e qarkut të Tiranës.

 

Ky ka qenë vendimi i marrë këtë të mërkurë nga qeveria në kuadër të masave të shtuara për mbarëvajtjen e finales Conference League, që pritet të zhvillohet në “Air Albania”.

 

“Sot qeveria mori vendimin që datën 25 ta shpalli ditë pushimi për të gjithë institucionet që janë pjesë e qarkut të Tiranës. Për të gjithë zyrtarët publike të qarkut të Tiranës do të jetë pushim. Kjo masë merret për vazhdimin e masave për të organizuar Coference League, ku ne presim që të ketë një fluks për njerëzit që do të vijnë jo vetëm nga Italia dhe Holanda. Deri tani ne kemi pasur një interes, nga gati 5-6 herë më shumë njerëz seç ka kapaciteti “Air Albania”, por marrim masat që të jetë një ditë festë për të gjithë.”

 

Duket se për një ndeshje futbolli, e gjithë Tirana do të paralizohet, pasi ministri Çuçi tha se kjo ditë do të jetë pa makina për kryeqytetin.

 

Sipas tij, të gjitha akset hyrëse do të bllokohen deri në orën 6 pasdite, por do të lejohen vetëm emergjencat.

 

“Masat e tjera që janë po aq të rëndësishme janë ajo që lidhet me kufizimin e qarkullimit në Tiranë. Data 25 do jetë një ditë pa makina, nuk do të ketë qarkullim të makinave në Tiranë, përveç ambulancës. Të gjitha akset hyrëse do të bllokohen në datën 25 deri në orën 6 pasdite.”

 

Një ditë më para, policia e shtetit prezantoi dhe masat për këtë ndeshje. Për mbarëvajtjen e këtij eventi, priten që të angazhohen afro 2 mijë forca policie.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *