E premte, 13 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 26 minuta më parë
Video · Kronikë

Finalizohet operacioni “Mesnata”, kapen 725 kg kanabis në Vlorë

Policia ka finalizuar operacionin antidrogë të koduar “Mesnata”, që ka çuar kapjen e 725 kg e 200 gr lëndë narkotike “Cannabis Sativa” si dhe dy automjete.

 

Operacioni është zhvilluar në lagjen ”24 Maji”, në një banesë 4 katëshe, aty ku uniformat blu arrestuan në flagrancë dy shtetas. Gjithashtu janë sekuestruar dy automjete.

 

Reklamë

Si rezultat i operacionit janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

 

Artan Kalemi, 34 vjeç, banues në Vlorë,

 

Xhemil Kalemi, 41 vjeç, banues në Vlorë, i cili në përfundim të hetimeve rezultoi i përfshirë në këtë vepër penale.

 

Sikurse behet me dije ne njoftimin e policisë njëkohësisht në bashkëpunim me Prokurorinë, Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në D.V.P.Vlorë po vijojnë verifikimet dhe veprimet, me qëllim sekuestrimin e vilës dhe një ambienti biznesi, për të cilat dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal në fushën e narkotikëve.

Më shumë video

Reklamë