Kot nuk thonë fillimi i mbarë është gjysma e punës pasi duket se Cardi B ka marrë një sprint të jashtëzakonshëm në karrierën e saj muzikore.

 

 

Ajo bëri histori të hënën duke rrëzuar Taylor Swift nga nr. 1 në tabelën e 100 këngëve më të dëgjuara të Billboard.

 

 

Cardi B, emri i saj i lindjes është Belcalis Almanzar, u bë rreperja e parë femër që arriti këtë moment historik si një artiste solo, që prej Lauryn Hill në vitin 1998.

 

 

Kënga e cila i dha asaj fronin dhe kurorën është “Bodak Yellow” (Moves Money), e cila është e pamundur t’ju ketë shpëtuar pa dëgjuar.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *