Subscribe

Zjarri masiv që përfshiu për disa orë zonën e Zhamës në Lushnjë është shuar plotësisht.

 

Beteja me flaket nisi qe ne oret 17:00 te se martes e deri ne mengjesin e kesaj te merkure. Ne operacionin per shuarjen e flakeve u perfshine dhjetera zjarrefikes nga Lushnja dhe Qarku Fier, Kucova, Berati, Rrogozhina, se bashku me punonjes te bashkise Lushnje dhe banore te zones. Ne mesnate mberriten edhe forcat e ushtrise te cilet bene te mundur fillimisht lokalimin dhe pastaj shuarjen perfundimtare te zjarrit.

 

Kryebashkiakja e Lushnjës Eriselda Sefa e cila qendroi gjate gjithe nates bashke me Prefektin Lefter Shehaj ne krye te punes per fikjen e zjarrit, njofton se dëmet e lëna pas nga zjarri masiv janë të konsiderueshme, por prioritet mbeten jetët njerëzorë, që falë ndërhyrjes së autoriteteve nuk u rrezikuan.

 

Permes nje statusi ne facebook, ajo falenderoi forcat zjarrefikese , banoret dhe ushtrine per punen e madhe te kryer gjate gjithe nates.

 

“Pas një betejë të gjatë dhe shumë të vështirë, për orë e orë të tëra, sidomos gjatë natës, forcat e shumta zjarrëfikëse, forcat e ushtrisë, punëtorët e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike, ato të Njësisë Dushk, por edhe vetë banorët ai dolën të shuajnë një zjarr që trembi pa masë për shkak se zbriti shumë afër shtëpive në Zhamë Sektor! Sipërfaqet e djegura me ullinj dhe bimësi tjetër janë të mëdha, por më të rëndësishme se gjithcka ishin jetët njerëzore dhe shtëpitê që janë ndërtuar me shumë mund! Ndaj faleminderit pa fund zjarrëfikësve të Lushnjës, Divjakës, Fierit, Beratit, Roskovecit, Patosit dhe Rrogozhinës, forcave të ushtrisë dhe çdokujt që ishte me ne, në terren apo u interesua për të gjithë këtë situatë të vështirë që na rikujtojn sesa jetike është të punojnë për mbështetjen dhe shtimin e kapaciteteve të Emergjencave Civile, e po ashtu sa të përgjegjshëm duhet të tregohemi që të mos shkaktojmë zjarre që mund të sjellin tragjedi’, shkruan ajo.

 

Kodrat me ullishte u përfshinë nga flakët masive në Zhamë, duke krijuar një situatë të vështirë për zjarrfikësit dhe autoriteteve.

 

Flaket u perhapen me shpejtesi pasditen e se martes me se shumti per shkak te eres se konsiderueshme, por vendosja e shume forcave dhe mjeteve zjarrefikese prane banesave shmangu tragjedine.

 

Me tej, pas disa orësh beteje të vështirë, flakët u vunë nën kontroll dhe izoluan deri në shuarjen e tyre përfundimtare.

 

Siperfaqe te medha me ullinj dhe peme te tjera jane djegur ne jo pak, por tre fshatra te Njesise Dushk, dhe demet paraprake llogariten te jene te konsiderueshme.

 

Policia arrestoi nje shtetas 58-vjecar, bari ne kete zone, si autor te vendosjes se zjarrit, i cili me tej doli jashte kontrollit dhe per pak sa nuk shkaktoi nje tragjedi te vertete.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *