Katër persona kanë rënë në prangat e policisë së Krujës dhe një tjetër është proceduar penalisht në gjendje të lirë, në kuadër të parandalimit dhe goditjes së tentativës për kultivim të bimëve narkotike

 

Si rezultat i kontrolleve dhe punës profesionale të kryer, janë goditur dy raste të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, ku janë arrestuar në flagrancë 4 shtetas.

 

Sipas policisë ndalimi i shtetasve me iniciale, A. A.,41 vjeç, A. Y., 35 vjeç, të dy banues në Nikël, dhe S.B., 26 vjeç e A.B., 18 vjeç, banues në Rinas, është bërë pasi u kapën në arën në pronësi të tyre, me një sasi kubikësh të mbjellë me fara Cannabis Sativa.

 

Gjithashtu filloi procedimi penal për shtetasin Xh.K., 52 vjeç, banues në Rinas, sepse duke qenë Kryeplak, nuk ka  raportuar se në njësinë administrative që ai ka në administrim, janë mbjellë bimë narkotike.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *