Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
09 September 2026
Vizion fokus

Berisha takon kongresmenin republikan Pete Sessions në SHBA

Kolegu humbi jetën, vetë mbeti i pagosur në aksionin...

E trishtë! Ndahet nga jeta në moshën 54-vjeçare këngëtari...

Në çfarë kushtesh do të mbahen zgjedhjet parlamentare në...

Shtyhet telefonata mes Merz dhe Trump, në sfond përplasja...

Greqia paralajmëron Turqinë: Jemi të përgatitur për çdo skenar!

Sulmi ndaj Iris Luarasit dhe Ilva Gjuzit, reagojnë deputetet...

“Inter i fortë, nuk u tremb nga Reali”, Seedorf...

“Gjithmonë kam pasur rikthime”, Berisha flet hapur për dëmtimet...

Detaje nga sekuestrimi i drogës të ardhur nga Kanadaja,...

Festat e fundvitit, Policia e Shtetit prezanton planin e masave

22 Dhjetor 11:00

Policia e Shtetit ka prezantuar planin e masave për mbarëvajtjen gjatë festave të fundvitit, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe parandalimin e ngjarjeve të mundshme kriminale.

Ndërkohë, shërbimet e Forcës Kombëtare të Sigurisë, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Reparti Special RENEA do të jenë në gatishmëri për të ndërhyrë në çdo moment, në rast se do të jetë e nevojshme.

Njoftimi:

Policia e Shtetit/Gatishmëri, shërbim i përforcuar dhe angazhim maksimal, për të garantuar rendin dhe sigurinë publike, gjatë festave të fundvitit dhe ditëve të para të vitit të Ri 2026.

Me qëllim përmbushjen e këtyre objektivave të rëndësishëm, si dhe parandalimin e incidenteve dhe ngjarjeve kriminale, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka hartuar një plan të posaçëm masash, me detyra të mirëpërcaktuara për çdo strukturë policore vendore dhe qendrore.

Masat konsistojnë në:

-shtimin e prezencës së shërbimeve policore me uniformë dhe atyre të Policisë Kriminale në territor, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe parandalimin e ngjarjeve të mundshme kriminale;

-menaxhimin dhe ofrimin e shërbimeve në PKK-të gjatë hyrjeve/daljeve të shtetasve në territorin e vendit, duke shtuar sportelet dhe burimet njerëzore në të gjitha pikat e kalimit kufitar. Në pikat tokësore, do të intensifikohet bashkëpunimi i ndërsjellë me homologët, me qëllim krijimin e lehtësirave ligjore, shmangien e radhëve të gjata dhe sigurimin e lëvizjeve të njëtrajtshme në të dyja anët e kufirit;

-rritjen e kontrollit në pikat e kalimit kufitar dhe shtimin e patrullimeve në kufirin e gjelbër, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare

-intensifikimin e masave për monitorimin e qarkullimit rrugor, duke përdorur mjete inteligjente shpejtësimatëse, dronë, alkooltestues, si dhe shtimin e patrullave të lëvizshme të Policisë Rrugore në të gjitha qendrat urbane dhe akset rrugore urbane e interurbane, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave te sigurisë rrugore.

(Në këtë kuadër, sqarojmë se deklarata publike e bërë nga kreu i Sindikatës së Punonjësve të Policisë, Sadetin Fishta  se punonjësit e Policisë  kanë urdhër të plotësojnë sa më shumë masa administrative pasi në rast se nuk plotësojnë numrin e kërkuar kërcënohen për transferime apo ulje në detyrë,   është tërësisht e pavërtetë. Theksojmë për qytetarët dhe opinionin publik  se nuk ka asnjë urdhër të tillë për të plotësuar një  numër të caktuar  masash administrative.

Masat administrative, ashtu si fushatat sensibilizuese dhe masat këshilluese, janë mjete që përdoren ndaj shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor dhe kanë objektiva vetëm garantimin e sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve)

-bashkëpunimin me organet e pushtetit vendor dhe drejtuesit e institucioneve fetare për mbarëvajtjen e ceremonive festive për Krishtlindje dhe Vit të Ri, si dhe koordinimin e veprimeve me Policitë Bashkiake në qarqe;

-rritjen e prezencës së shërbimeve të Policisë në shëtitore, pedonale, objekte kulti dhe sheshe publike, në të gjitha bashkitë e vendit, për të garantuar mbarëvajtjen e festimeve gjatë natës së Krishtlindjes dhe gjatë ndërrimit të viteve;

-shtimin e masave për mbajtjen nën kontroll të rendit dhe sigurisë në ambiente te ndryshme, restorante, lokale dhe qendra tregtare që kanë frekuentim të lartë qytetarësh, me qëllim parandalimin e konflikteve dhe ngjarjeve kriminale;

-sigurimin në kohë të informacioneve për parandalimin e ngjarjeve kriminale, si dhe për kapjen e personave të shpallur në kërkim për ngjarje kriminale dhe nxjerrjen e tyre përpara përgjegjësisë penale;

-intensifikimin e kontrolleve ndaj subjekteve që tregtojnë lëndë piroteknike (fishekzjarre, kapsolla), në bashkëpunim me strukturat e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit dhe me strukturat e tjera ligjzbatuese;

-rritjen e gatishmërisë dhe shtimin e shërbimeve policore në banka, zyra të këmbimit valutor, qendra tregtare, tregje te ndryshme dhe objekte të tjera ku administrohen vlera monetare dhe materiale;

-bashkëpunimin me shërbimet private të sigurisë fizike (SHPSF), për përforcimin e masave te sigurisë së objekteve, si dhe gjatë shoqërimit dhe transportimit të vlerave monetare.

Ndërkohë, shërbimet e Forcës Kombëtare të Sigurisë, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Reparti Special RENEA do të jenë në gatishmëri për të ndërhyrë në çdo moment, në rast se do të jetë e nevojshme.

Policia e Shtetit është tërësisht e angazhuar për të krijuar një ambient sa më të sigurtë për të gjithë qytetarët dhe në këtë kuadër, i fton ata të bashkëpunojnë me shërbimet e Policisë, duke denoncuar ne numrin pa pagesë 112, çdo rast paligjshmërie apo indicie për konflikte, përgjatë ditëve dhe netëve festive.

Posted Under:
Anash Kronike
Tagged:
Festat fundvit Masat policia Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Berisha takon kongresmenin republikan Pete Sessions në SHBA

më shumë...

Kolegu humbi jetën, vetë mbeti i pagosur në aksionin për kapjen e të shumëkërkuarit, efektivi Adri surprizohet nga Hita

më shumë...

E trishtë! Ndahet nga jeta në moshën 54-vjeçare këngëtari i njohur grek

më shumë...

Në çfarë kushtesh do të mbahen zgjedhjet parlamentare në Serbi?

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

5:52

Berisha takon kongresmenin republikan Pete Sessions në...

5:44

Kolegu humbi jetën, vetë mbeti i pagosur...

5:32

E trishtë! Ndahet nga jeta në moshën...

5:08

Në çfarë kushtesh do të mbahen zgjedhjet...

5:04

Shtyhet telefonata mes Merz dhe Trump, në...

4:48

Greqia paralajmëron Turqinë: Jemi të përgatitur për...

4:36

Sulmi ndaj Iris Luarasit dhe Ilva Gjuzit,...

4:25

Parashikimi i motit për ditën e enjte,...

4:22

“Inter i fortë, nuk u tremb nga...

4:19

“Gjithmonë kam pasur rikthime”, Berisha flet hapur...

4:15

Këshillat e mjekut: Si të qëndrojmë të...

3:15

Detaje nga sekuestrimi i drogës të ardhur...

3:06

107 kg drogë nga Kanadaja në Shqipëri,...

2:52

U zgjodh kryetare e Kuvendit, Albulena Haxhiu...

2:43

Nga fusha te pronësia! Messi pranë blerjes...

2:37

Britania përplaset me Izraelin, Tel Avivi mbyll...

2:25

Hungaria vendos veton për anëtarësimine Ukrainës në...

2:18

Ia lidhën duart dhe e qëlluan nga...

1:52

Zjarr në kodrat e fshatit Bago të...

1:45

Larje hesapesh?! Ekzekutohet 35-vjeçari shqiptar në Itali,...

Më të klikuarat

  • Larje hesapesh?! Ekzekutohet 35-vjeçari shqiptar në Itali, u...
  • Ia lidhën duart dhe e qëlluan nga afër, detaje tronditëse ng...
  • Sulmi verbal ndaj Iris Luarasit, reagon Rama: Çfarë mjerimi...
  • Ndjekja e Iris Luarasit nga protestueset, Koçiu: Kjo nuk ësh...
  • Telefonata e rreme për pak shkaktoi aksident mes zjarrfikëse...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.