Subscribe

Në kushtet kur muaji Mars solli një bllokim thuajse total, operatori i shpërndarjes thotë se rreth 30 % e energjisë elektrike  nuk është matur. Për rreth 400 mijë abonentë, kompania do të marrë për bazë energjinë e konsumuar në mars të 2019.

Por nëse qytetarët do të kenë ankesa për mbifaturim, kompania  siguron se në leximin e muajit pasardhës, pra në Prill do të bëhen korrigjimet e nevojshme.

Marsi ka shënuar një rritje të konsumit, kryesisht të abonentëve familjare.

Ndërkohë ka ndodhur e kundërta me biznesin. Por nisur nga cmimi subvencionues që aplikohet në fatura për konsumatoret familjarë, humbjet e kompansië arrijnë në miliona euro.

OSHEE njoftoi pak ditë më parë se janë 150 milione dollare kamatvonesa që do u falen konsumatorëve debitorë, me qëllimin që ata të bëjnë marrëveshje me kompaninë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *