Këshilli i Lartë i Prokurorisë komandoi këtë të enjte Fatjona Memçajn si prokurore ndërlidhëse në Eurojust. Ajo do ta ushtrojë këtë detyrë për dy vjet e gjashtë muaj.

 

“Ky është një hap i rëndësishëm në drejtim të integrimit të prokurorisë shqiptare në organizatat evropiane të fokusuara në luftën ndaj krimit të organizuar, trafiqeve, terrorrizmit, krimit ekonomik, krimit kibernetik etj, përmes rritjes së bashkëpunimit, koordinimit të hetimeve dhe shkëmbimit të shpejtë të informacionit”, tha KLP.

 

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela i ofroi mbështetje Fatjona Memçajt për bashkëpunim mes Shqipërisë dhe Eurojust.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *