Subscribe

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka dhënë miratimin ne parim për faljen e pjesshme te detyrimeve dhe kamatëvonesave për bizneset, por është ende ne diskutim falja për qytetaret. Pas vizites ne Uashington, Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, ka sqaruar se do te falen detyrimet dhe gjobat deri ne 2010. Pas këtij viti deri ne 2014, do te funksionoje ky rregull: Paguaj detyrimin qe të të falen kamatëvonesat dhe gjobat.
FMN ka detyruar qeverinë shqiptare, qe te aplikoje te gjeten skeme qe po zbatohet ne Kosovë. Ndërsa per sa i përket faljes se detyrimeve per automjetet, kjo pike duket se do te negociohet serish me Fondin Monetar, kur misioni te mbërrije ne Shqipëri. Ndërsa lidhur me disa gjoba qe gjeneroi sistemi ne qershor te këtij viti, për kontributet shoqërore tek bizneset, edhe pse gjate verës ministri tha se do te falen, sot ai ka një tjetër qëndrim. Përveç dakordesise se arritur me FMN, nuk ka gjoba te tjera, qe do te falen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *