Subscribe

Gjigandi i teknologjisë Facebook planifikon të bashkohet me WhatsApp, Instagram dhe Messenger. Qëllimi i këtij bashkimi është krijimi i një eksperience më të mirë të mesazheve për miliona njerëz ne botë që përdorin Facebook.

 

Çdo aplikacion do të qëndrojë i ndarë nga njëri-tjetri, megjithatë infrastruktura lidhëse e mesazheve do të jetë e bashkuar. Ndërsa të tre këto aplikacione do të mbeten të pavarura, në një nivel shumë më të përmirësuar ato lidhen sëbashku, kështu që përdoruesit e tyre mund të shkëmbejnë mesazhe me njeri-tjetrin mes aplikacioneve të ndryshme. Por sipas kompanisë ky është fillimi i një procesi të gjatë.

 

Plani u raportua për herë të parë në New York Times dhe besohet të jetë një projekt personal i themeluesit Mark Zuckerberg.

 

Bashkimi do të thotë se një përdorues i Facebook mund të komunikojë drejtpërdrejt me dikë që ka vetëm një llogari WhatsApp. Kjo është momentalisht e pamundur pasi aplikacionet nuk kanë bazë të përbashkët.

 

Puna për unifikimin  e tre elementeve tashmë ka filluar dhe pritet të përfundojë deri në fund të vitit 2019 ose në fillim të vitit të ardhshëm. Sipas përfaqësuesve të facebook ky bashkim do të mundësojë një platformë mesazhesh që  është e shpejtë, e thjeshtë, e besueshme dhe private.

 

Zuckerberg nuk ka zgjedhur ta komentojë më gjerë këtë risi pasi është ende herët, por e sigurt është që kjo shkrirje aplikacionesh do të sjellë një komunikim më të thjeshtuar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *