E martë, 20 Tetor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:59 Në vijim ora 00:31: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Teknologji

Facebook fshin qindra llogari

Facebook së fundmi ka fshirë qindra llogari, faqe dhe grupe nga platformat e rrjetit social për të cilat shprehet se ishin të rrezikshme.

 

Reklamë

Gjiganti i teknologjisë deklaron se ka fshirë 443 llogari Facebook-u, 125 Instagram-i si dhe 200 faqe dhe 76 grupe me origjinë nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjipti, Nigeria dhe Indonezia.

 

Reklamë

Facebook përmes një postimi në blog, thekson se veprime të këtyre llogarive ishin shpërndarja e lajmeve lokale në vende të caktuara, përkrahja ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe, si dhe kritika ndaj Katarit, Turqisë dhe Iranit.

 

Një veprim më i vogël përfshinte llogari të rreme që ndanin përmbajtje në mbështetje të lëvizjes së pavarësisë në Papua-n Perëndimore, ndërsa të tjerët postonin kritika për këtë.

 

Kompania e rrjetit social deklaroi se një veprim i tretë, me origjinë nga Egjipti, fokusohej në shtetet e Somalisë, Jemenit, Arabisë Saudite, Tunizisë, Iranit, Turqisë, Libani dhe Katarit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë