Nje 34-vjeçar shqiptar i dënuar ne Greqi per vrasje është arrestuar nga autoritetet italiane. Mediat e vendit fqinj, raportuan se Erjon Bixi u prangos nga policia e Kazertas, ndërsa prej 13 vjetësh, ndodhej ne kërkim ndërkombëtar. Ai ishte shpallur fajtor për një vrasje te qëllimshme, te kryer ne Athine ne vitin 2003 dhe ishte dënuar me burgim te përjetshëm. Arrestimi i shqiptarit erdhi pas nje kontrolli te identifikimit te shtetasve te huaj. Aktualisht, ai gjendet ne një burg te Kazertas ne pritje te ekstradimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *