Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan mbërriti këtë të premte në Gjermani për bisedime me kancelarin gjerman ,Olaf Scholz.
Fillimisht Erdogan u prit nga homologu i tij, Frank Steimner për të vijuar më pas me takimin me kancelarin Scholz.
Pas diskutmit liderët mbajtën një konferencë të përbashkët për shtyp ku kancelari Scholz theksoi se e drejta e Izraelit për t’u vetëmbrojtur nuk duhet të vihet në dyshim.
“Nuk është sekret se unë dhe presidenti turk kemi pikëpamje shumë të ndryshme për konfliktit. Kjo është pikërisht arsyeja pse bisedimet tona janë të rëndësishme, veçanërisht në momente të vështira ne kemi nevojë për dialog të drejtpërdrejtë me njëri-tjetrin. E drejta e Izraelit për të ekzistuar është e pakundërshtueshme.”
Ndërsa Erdogan vazhdoi kritikat e tij të ashpra ndaj ofensivës së vazhdueshme të zraelit ne Gaza duke dënuar sulmet ndaj spitaleve dhe civilëve. Ai tha gjthashtu se Gjermania nuk mund t’i kërkojë llogari Izraelit për shkak të Holokaustit.
“Deri tani, 13,000 fëmijë, gra dhe të moshuar palestinezë janë vrarë. Nuk ka më as vend me emrin Gaza, gjithçka është shkatërruar. Unë flas hapur sepse nuk i kemi borxh Izraelit. Ata që janë borxhli nuk mund të flasin lirshëm. Ne nuk e kemi kaluar Holokaustin dhe nuk jemi në një situatë të tillë.”
Kancelari Scholz mbrojti qëndrimin e tij për ndërprerje humanitare të lufitimeve ndërsa erdogan tha se vetëm armëpushimi do ta shpëtonte të gjthë rajonin nga lufta.
Konflikti Izrael-hamas është çështja kryesore e mosmarrëveshjeve të Tuqisë dhe Gjermanisë.
Berlini ka mbështetur Izraelin ndërsa kritikat e turqisë ndaj këtij të fundit kanë ardhur në rritje. Më herët gjatë javës Erdogan lëshoi akuza të forta duke e quajtur Izraelin shtet terrorist.