Subscribe

E ndërsa Turqia vazhdon të përballet me krizën e monedhës së saj, presidenti Recep Tayyip Erdogan, paralajmëroi bojkotimin e produkteve elektronike amerikane, pas përkeqësimit të marrëdhënieve me Uashingtonin.

 

Recep Tayyip Erdogan: “Ne do të bojkotojmë produktet elektronike të Amerikës. Nëse ata kanë ‘iPhone’-in, të tjerë kanë Samsung-un. Në vendin tonë ndërkohë është Venus, Vestel, kompania turke e ‘smartphone’-ve”. Turqia do të prodhojë produkte më të mira se çdo produkt i blerë nga jashtë me valuta të huaja, dhe do t’i eksportojë ato”.

Gjatë një fjalimi në përvjetorin e 17-të të themelimit të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, Erdoğan siguroi se vendi i tij do të dyfishojë të ardhurat për FRYME me arritjen e synimeve të caktuara për vitin 2023, ku çdo qytetar, do të jetë dyfish me i pasur.

 

Kriza e lirës turke vjen në një periudhë që marrëdhëniet mes SHBA dhe Turqisë janë ne kulmin e acarimit.

 

Por mosmarrëveshjet u përshkallëzuan pasi Uashingtoni vendosi sanksione ndaj ministrave të Brendshëm dhe të Drejtësisë për moslirimin e pastorit amerikan Andrew Brunson, i cili përballet me akuza për terrorizëm në Turqi.

 

Presidenti amerikan Donald Trump të premten e shtoi presionin duke i dyfishuar tarifat doganore ndaj importit të aluminit dhe çelikut turk në 20 dhe 50% respektivisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *