Gazetari i Vizion Plus Tonin Frroku ka mësuar detaje të reja nga ngjarja e rëndë që u regjistrua pasditen e sotme në Korçë, ku nënë e bijë u gjetën të pajeta në banesë.

Sipas gazetarit, vajza Ornela Vangjeli 54-vjeç ishte me profesion mësuese në Vithkuq. Ajo dyshohet se ka ndërruar jetë e para si pasojë e arrestit kardiak dhe më pas nëna e saj e cila ishte e paralizuar.

Lexo edhe :

Related Posts

Ndërkohë që vëllai i Ornelës jetonte në Greqi dhe ka ardhur vetë në banesë ku i ka gjetur. Ai ka mundur të hyjë brenda pas ndihmës së zjarrëfikëses për të hapur derën, ku edhe ka gjetur të pajeta trupat e nënës dhe motrës./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *