Subscribe

Teatri Kombëtar pritet të jetë më i kërkuari këtë fundjavë. “Equus” e vlerësuar si shfaqja më e mirë e ngjitur në skenë, ka tërhequr vëmendjen e publikut i cili i ka blerë biletat disa ditë para. Protagonisti i dramës është një i ri në kërkim të lirisë, që i kërcënohet çdo ditë nga normat tradicionale shoqërore. Regjisori boshnjak Dino Mustafiç, thotë se vepra është e një natyre krejt të veçantë.

 

“Unë shpresoj të ndryshoj atë që ne sot e quajmë normale. sikur të kem ndryshuar konceptin e lirisë për 4 persona në sallë jam i nderuar. nuk erdha në Tiranë për të rrëfyer një mënyrë tjetër të të bërit art, apo të ndryshoj teatrin tuaj, por për të rrënuar konvencionalizmin që na mbyt çdo ditë. ka elementë fantastikë kjo vepër”.

 

Koreografi Gjergj Prevazi, vlerëson veprën në tërësinë e saj. Një kryevepër tjetër merr jetë në teatrin ngjitur. “Zoti i Masakrës”, ndonëse një komedi e realizuar edhe në kinematografi, si shfaqje teatrale vazhdon të tërheqë publikun si komedia me më shumë çmime dhjetë vitet e fundit në botë.

 

Patrick Suskind, autori i romanit “Parfumi”, realizuar edhe në kinematografi, në Teatrin Metropol shfaqet ndryshe, me një monodramë që rrëfen dilemat, shqetësimet dhe tragjedinë e një artisti të talentuar që do të dalë nga turma e orkestrës.

 

“Kontrabasi” është ritmi i kësaj fundjave në Metropol, pasi muzika dhe arti vizual nuk kanë planifikuar aktivitete.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *