Gjashtë emigrantë shqiptarë u dënuan me burg nga autoritetet britanike, pasi akuzohen për kultivim dhe trafikim të lëndëve narkotike. Mediat ndërkombëtare zbardhën edhe emrat e të arrestuarve dhe dënuarve: Xhuljano Bircaj, 28 vjeç; Glen Rami, 28vjeç; Ervin Bajraktari, 31 vjeç; Besmir Bajraktari, 32 vjeç; Enea Sela, 24 vjeç dhe Andi Sela, 31 vjeç.

 

Ata ishin futur në periudha të ndryshme në Britani, por që të gjashtë merreshin me drogë. Policia britanike ra në gjurmët e tyre pas ankesave të komshnjive në pallat, të cilët shpreheshin se aty pranë vinte erë e rëndë.

 

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shqiptarëve, policia pa që ata çdo dhomë e përdorinin për të rritur kanabis. Gjatë operacionit u sekuestruan 500 rrënjë kanabisi. Dënimi për Bircaj është me 1 vit burg ndërkohë për Enea Selan dhe Rami iu dha dënimi me 10 muaj. Besmir Bajraktari, Ervin Bajraktari dhe Andi Sela u dënuan me nga 11 muaj burg. Pasi të gjashtë personat e dënuar të përfundojnë dënimet e tyre, ata do të deportohen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *