Subscribe

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje në aksin Kuçovë-Urë Vajgurore, në vendin e quajtur “Meteor”.

 

Një automjet tip “Benz”, me targa BR 6446 A, që udhëtonte me shpejtësi nga qyteti i Kuçovës në drejtim të Urës-Vajgurore, ka përplasur e marrë zvarrë në asfalt një 40-vjeçar që po kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën.

 

Kalimtari Altin Domi, banues në fshatin Tapi të rrethit të Kuçovës ka ngelur i vdekur në mes të rrugës, ndërkohë që drejtuesi i mjetit është larguar nga vendnngjarja. Rubin Dautaj, 32-vjeç është kapur nga policia rreth 8 km larg vendngjarjes ,në afërsi të fshatit Moravë, ku mjetin e kishte lënë në rrugë për shkak të dëmtimit që kishte pësuar pas aksidentit.

 

Pas kapjes së tij, policia i ka bërë edhe testin e alkoolit,nga ku ka rezultuar “negativ”. Ekspertët e policisë në vendngjarje konfirmojnë se po punohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit me vdekje.

 

Burime nga vendgjarja deklarojnë se automjeti ishte duke “fluturuar” në këtë zonë të banuar, ku edhe pse janë investuar miliona lekë për asfaltimin e rrugës, mungon totalisht ndriçimi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *