Bora Zemanin është një nga figurat më të dashura për të gjithë në ekranin televiziv.

 

Prezantuesja simpatike duket se këtë të mërkurë ka pasur festë në shtëpinë e saj, vogëlushi i saj ka festuar 4 vjetorin.

 

Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Zemani prek me urimin e saj për të birin.

 

 “Fiks para katër vitesh erdhe në botën time! 12/12/2014 Faleminderit Zot për këtë ditë! Djali im, shoku im i ngushtë, thesari im, dhurata më e bukur! Nuk ta them dot me fjalë sa të dua. Uroj vetëm shëndet e lumturi për ty! Happy birthday my all!”.

 

Arbori i vogël po rritet, njëkohësisht me të dhe mami Bora, e cila më herët është shprehur e lumtur për këtë fakt.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *