Presidenti i Francës Emmanuel Macron nuk e ka mirëpritur refuzimin e kandidates Sylvie Goulard si komisionere e BE dhe ka reaguar ashpër ndaj Ursula Fon Der Layen duke paralajmëruar një krizë të re politike në union.

 

Emmanuel Macron: “Kemi një Komision të ri dhe një Parlament të ri Europian që të dy po konfrontohen me një krizë politike. Nuk duhet të lejojmë, që kjo të avancojë më tej. Unë besoj, se është e rëndësishme të kemi një komision të fortë, që të mund t’i realizojë projektet ambicioze.”

 

Parlamenti Europian e refuzoi kandidaten franceze pak ditë më parë. Ish ministrja e Mbrojtjes Sylvie Goulard ishte propozuar të drejtonte sektorin e Industrisë dhe Tregut të Brendshëm. Një problem për të ishte edhe hetimi lidhur me një aferë për punësim të rremë. Kjo bëri që ajo të tërhiqet nga posti i ministres së Mbrojtës në vitin 2017. Në shtypin francez refuzimi i kandidates Goulard vlerësohet si një dështim i rëndë për presidentin Macron.

 

Ndërkohë presidenti i Parlamentit Europian David Sassoli ka deklaruar se në kushtet kur pritet që Rumania, Hungaria dhe Franca të propozojnë kandidatët e rinj për komisonerë, do të jetë e vështirë që ekipi Ursua te fillojë punën më 1 nëntor. Sipas Sassolit Komisioni i ri Europian ka gjasa qe te nise punën ne fillim te dhjetorit.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *