KENGE MOJ
Spektakli “Kenge Moj” transmetuar ne Vizion Plus mes viteve 2020 – 2022, rezultoi nje format I suksesshem si ne nivelin artistik ashtu edhe persa I perket shikueshmerise.
Ai erdhi ne ekran si nje spektakel unikal, duke percjelle tek publiku kengen e bukur shqiptare, si ate tradicionale, popullore e qytetare , ashtu dhe muziken e kultivuar ose sic cilesohet kenga e muzikes se lehte. Artistet me cilesore e më te famshëm , ketej dhe pertej kufijve, ishin garancia e suksesit te këtij formati televiziv. Emra si Eli Fara, Aurela Gaçe, Irma Libohova, Artiola Toska, Remzie Osmani, Aleksander Gjoka, Eranda Libohova, Ylli Baka, Bujar Qamili, e deri tek më të rinjtë si Aurel Thëllimi, Marsela Çibukaj, Juliana Pasha, Era Rusi, Ervis Behari etj etj., ishin një pjesë shumë e rëndësishme e suksesit dhe audiences maksimale te këtij spektakli. Nga ana tjeter , repertori muzikor i përzgjedhur me shume kujdes ngs producentëtartistikë, perlat muzikore ne vite, ishin vlera e shtuar e këtij spektakli, që në tre sezone televizive u paraqitën si një risi edhe për tregun mediatik.
Për këtë arsye, Vizion Plus dhe Promotor, kanë vendosur të risjellin në ekran këtë format televiziv por me një forme tjetër. 11 yje të këngës shqiptare, 11 emra të mëdhenj, me famë e admirues, e që garantojne audiencë televizive, do të jenë pjesë e këtij edicioni të ri të “ Këngë Moj” duke bërë një seleksionim të kujdesshem përsa i përket tregut aktual muzikor.
Këtë herë, spektaklet do të serviren si Koncerte te formes “ One Big & Friends “ , psh.
“ Ylli Baka & friends “, “ Albina Kelmendi & friends “, e keshtu ne vijim 11 netë.
Secili prej artistëve vjen me repertorin e tij më të mirë, superhite të karrierës sëtij, por edhe këngë të cilat do të donte ti kishte ne repertorin e tij dhe që i sjell për herë të parë. Një pjesë e këmgëve do të intepretohen solo nga vetë protagonisti i mbrëmjes, ndërsa disa do të interpretohen ne duet ose trio sipas rastit.
Pjese e rëndësishme e spektaklit padyshim do të jetë dhe formacioni orkestral “ Këngë Moj “, nën drejtimin e Altin Llakajt, e cila ka në përbërjen e saj instrumentistë virtuozë të cilët me mjeshtërinë e tyre, ashtu si ne edicionet e kaluara, do të sjellin kualitet muzikor me interpretimin “ Live “