Teksa rregjistrimi i emigrantëve shqiptarë vijon të rritet në portalin PER të Komisionit Qendror të zgjedhjeve, kryeministri Edi Rama ka renditur arsyet se pse ata do të votojnë në zgjedhjet e 11 majit.
“Emigrantët e dinë mirë, madje shumica dërrmuese janë më të kthejllët sesa ne, të paktën në 3 gjëra themelore. Janë më të kthjellët në vlerësimin e shkallës së përparimit të Shqipërisë.
Nga njëra anë patjetër nuk i kanë gërr mërret e përditshme të jetës së këtushme që na lodhin të gjithëve por kanë mundësi të shohin dallimin mes asaj kur vijnë dhe asaj që kanë parë kur kanë ardhur herën e kaluar.
E dyta: Ata nuk kanë iluzione për jetën atje ku janë, shpesh herë as nuk i kuptojnë ankesat tona për faktin që kafet e restorantet janë plot, por ata që rrinë më shumë ankohen, jo ska rrugë, s’ka ujë, s’ka bukë, s’ka punë.
E treta: Emigrantët punojnë fort, s’ka kushërinj, punë në shtet o rashë e vdiqa”, tha Rama.
Në episodin e dhjetë të rubrikës “Sy m’Sy”,kreu i qeverisë shprehet se shumica emigrantëve me vështirësi paguajnë kostot e jetesës.
“Paguajnë fatura pas faturash e lodhen shumë fare për të përballuar kostot që janë rritur ekspotencialisht në Europë në krahasim me pagën që marrin Emigrantët dinë ta vlerësojnë më shumë rëndësinë e imazhit dhe reputacionit të Shqipërisë jashtë kufijve, të cilët i shihnin si të ardhur nga një vend shenjtanësh. Sot ata e thonë me gojën plot që jam nga Shqipëria. Sepse Shqipërisë I kemi dhënë dinjitet që s e ka pasur kurrë në botën e jashtme dhe në majën e 2030 do e ngjisim në tryezën e bashkuar të familjes Europioane. Mos i qaj hallin kalorësit se i varen këmbët. Emigrantët e dinë shumë mirë si ta bëjnë”, tha Rama.
Afati i fundit i shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit për tu regjistruar është 4 mars./vizionplus.tv





