Vendi
Elsa kurioze për gjininë e “pjesëtarëve” të rinj të “Ferma VIP”

Agai ka dërguar disa gjela deti në “Ferma VIP” si “pjesëtarët” më të rinj në këtë reality shoë, ku fermerët kanë si përgjegjësi të kujdesen për to.
Detyra e parë që iu ngarkua fermerëve ishte që t’i largonin ato nga plevica dhe t’i dërgonin në kotec.
Reklamë
Me shumë vështirësi fermerët arritën ta përmbushin detyrën e tyre.
Por pasi i kanë çuar në kotec, Elsa ka shkuar për t’i parë nga afër, teksa kurioziteti i saj ishte shumë i madh, nëse ishin gjela apo puna.
Duke u bërë “analizën” e paraqitjes së pendëve, Elsa në një moment duket konfuze, teksa për dyshimet e saj pyet edhe fermerët e tjerë që ndodhen aty pranë./vizionplus.tv
Vazhdo të lexosh
Reklamë




