Starton ,edicioni i 21-të i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit Bashkëkohor “Skampa 2019”.

 

Elbasani do të shndërrohet sërish në kryeqendrën e artit dhe kulturës përgjatë një jave, nga data 10 deri më 17 Tetor 2019.

 

Këtë vit, pjesë e festivalit do të jenë 14 trupa teatrore, një larmi prurjesh bashkëkohore, që vijnë nga Azerbajxhani, Hungaria, Italia, Maqedonia e Veriut, Polonia, Rumania, SHBA, Kosova dhe qytete të tjera shqiptare.

 

Përgjatë gjithë ditëve të festivalit do të vihen në skenë gjithsej 17 performanca, jo vetëm në Elbasan, por edhe në Tiranë, Librazhd, Gramsh e Peqin, apo ambiente të tjera jashtë teatrit.

 

Ndonëse është një festival promovues sa i takon vlerave artistike dhe gjeografike edhe këtë vit mbështetja e Ministrisë së Kulturës ka qënë fare modeste.

 

Artistë të shquar të skenës botërore do të jenë pjesë e këtij edicioni, si artistja e shquar e filmit dhe teatrit Maia Morgenstern (Rumani), Carlos Espinal (SHBA), Tamer Levent (Turqi), Zoltan Balazs (Hungari), por padyshim nuk do të mungojnë edhe artistë të famshëm të skenës e kinematografisë shqiptare, si Margarita Xhepa, Dhimitër Orgocka, Guljem Radoja, etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *