Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
31 August 2026
Vizion fokus

Ulen çmimet e ushqimeve në Greqi, qeveria bën marrëveshje...

Kamera inteligjente në shkolla, Rama: Siguria e fëmijëve mbi...

Kandidat për president, kush është Bekim Sejdiu, postet e...

Kremlini: Një samit midis Trump, Putin dhe Zelensky nuk...

“Trupi im nuk përballon më”, Djokovic eliminohet në mënyrën...

Tym i bardhë, arrihet marrëveshja për presidentin e Kosovës,...

I mituri vret nënën, 16-vjeçari merr policinë në telefon...

Rama mbledh të enjte grupin parlamentar të PS, “Besa”...

Milan gjen pasuesin e Leaos? Omari Hutchinson pranë transferimit...

Berisha: Greqia ul çmimet, qeveria shqiptare 0 reagim, të...

Ekzekutimi i Bujar Nasufit, gjendet arma e krimit

13 Janar 20:13

Gjatë kontrollit në afërsi të vendit ku u dogj motori, hetuesit kanë gjetur edhe armën e zjarrit të vrasjes së Bujar Nasufit.

Gazetari i Vizion Plus Esido Barkaj, bën me dije se arma është automatik i shkurtër. Autori ka djegur dhe armën e zjarrit. Arma është dërguar gjithashtu në laborator për ekspertizë.

Motori i djegur u gjet në zonën e “Kodrës së Diellit” në Tiranë.

Njoftimi:

Në lidhje më ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme ku u vra me armë zjarri shtetasi B.N, ju informojmë se: Në vendin e quajtur “Kodrat e Sharrës” gjatë krehjes së zonës, shërbimet e Policisë kanë gjetur një motomjet të djegur, i cili dyshohet se i përket autorit.

Vijon puna nën drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin ligjor të ngjarjes, si dhe po kryhen të gjitha veprimet hetimore përkatëse me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Grupi hetimor po kryen veprime intensive për sekuestrimin e çdo prove që do ti shërbejë hetimit për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Bujar Nasufi, 56 vjeç u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e djeshme, 12 janar, sapo iu afrua banesës së tij në rrugën “Myrte Zeneli” te “Pallati me Shigjeta” në Tiranë.

Më herët burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se konfliktet brenda rrethit familjar janë pista kryesore ku po hetohet.

Dyshimet janë se viktima Bujar Nasufi ka pasur konflikte për pronat me anëtarë të tjerë të fisit.

Hetuesit kanë arritur që të sekuestrojnë disa kamera sigurie ku duket autori i krimit, i cili është me kapuç. Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj mëson se autori ishte maskuar si shpërndarës picash. Ai ka qenë duke e pritur viktimën në afërsi të banesës.

Nasufi u ekzekutua në sy të bashkëshortes së tij. Kjo e fundit ishte brenda mjetit në momentin kur autori afrohet dhe e qëllon duke e lënë të vdekur në vend. Në vendngjarje janë gjetur 6 gëzhoja, ndërsa 2 plumba kanë rezultuar fatalë për 56-vjeçarin.

Dinamika e ngjarjes

Kanë qenë dy automjete, një e viktimës dhe tjetra e vëllait të tij që kanë qenë duke u afruar në banesë. Të dyja familjet jetojnë në një godinë, pallat që e kanë ndërtuar para disa vitesh.

Fillimisht në rrugicë është futur mjeti i të vëllait, ndërsa pas ka qenë mjeti i viktimës.

Sapo ky i fundit ka dashur të parkojë në rrugë, autori është afruar dhe e ka qëlluar dhe më pas është larguar me motor drejt zonës së Selitës./vizionplus.tv/

Posted Under:
Kronike Kryesoret
Tagged:
Arma bujar nasufi Krimi Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Publikohen çmimet e 10 produkteve, konsumatorët do t’i shohin në platformë, për të mësuar se cili supermarket i ka më lirë

më shumë...

Në 1 shtator reduktohen urbanët, Shoqata e Transportit: Nuk kemi marrë kompensim

më shumë...

“Prindërit mund të shohin në kohë reale situatat me fëmijët e tyre”, Rama prezanton kamerat inteligjente në shkolla: Do doja të instaloheshin dhe në klasa

më shumë...

37-vjeçarja shtatzënë ndërroi jetë gjatë transportimit në Tiranë, e motra mes lotësh: Na vonuan tre orë në Pogradec, mbase do kishte shpëtuar…

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

3:26

Përkujtohet masakra e Koplikut, ish-të përndjekurit politikë:...

3:17

Mjekësia është dega më e kërkuar, Xhelaj:...

3:09

Publikohen çmimet e 10 produkteve, konsumatorët do...

3:00

Në 1 shtator reduktohen urbanët, Shoqata e...

2:54

Ulen çmimet e ushqimeve në Greqi, qeveria...

2:39

“Prindërit mund të shohin në kohë reale...

2:32

Shenjat e para të një aborti spontan;...

2:14

Kamera inteligjente në shkolla, Rama: Siguria e...

2:03

37-vjeçarja shtatzënë ndërroi jetë gjatë transportimit në...

1:51

Makina del nga rruga në aksin Lushnje-...

1:45

Rritet numri i fëmijëve të braktisur në...

1:40

U nis të vriste pronarët e hotelit...

1:30

Kandidat për president, kush është Bekim Sejdiu,...

1:30

Kremlini: Një samit midis Trump, Putin dhe...

1:19

“Trupi im nuk përballon më”, Djokovic eliminohet...

1:19

Tym i bardhë, arrihet marrëveshja për presidentin...

1:16

I mituri vret nënën, 16-vjeçari merr policinë...

1:07

Rama mbledh të enjte grupin parlamentar të...

12:57

Milan gjen pasuesin e Leaos? Omari Hutchinson...

12:32

Këshilli Bashkiak Klos kundër reformës territoriale, nuk...

Më të klikuarat

  • Aksidenti tragjik në Mirditë, në makinë tre të rinj, viktimë...
  • Pësoi arrest kardiak në burg, ndërron jetë 32-vjeçari në Vlo...
  • 37-vjeçarja shtatzënë ndërroi jetë gjatë transportimit në Ti...
  • Erjona Ismaili jep dorëheqjen si bashkëkryetare e PS-së në V...
  • Në muajin e shtatë të shtatëzanisë, humb jetën gjatë transpo...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.