Subscribe

Në kuadrin e Pranverës Frankofone, Biblioteka Kombëtare ka nxjerrë nga fondi i saj mbi 200 vepra letrare franceze që janë sjellë në shqip që nga vitet 1980, e që kanë lënë shenjën dhe peshën e tyre në botën e letrave.

 

Kjo ekspozitë risjell në vëmendje prekjet e para të një fryme të re te shkrimit dhe rrëfimit në lëmin tonë letër e po ashtu edhe shkollën e parë të rëndësishme atë të përkthimit.

 

PIRO MISHA

DREJTOR I BIBLIOTEKËS KOMBËTARE

“Përkthimet e letërsisë franceze zënë një vend të rëndësishëm në të gjitha periudhat. Por këtu fillon një historik i përkthimeve, që nga përkthimet e para që janë përkthime të shekullit XIX nga Mid’hat Frashëri dhe Papa Kristo Negovanit. Janë emrat më të rëndësishëm të historisë tonë që janë marrë me përkthimin.”

 

Shumë vepra lidhen me emra të caktuar të cilët janë pjesë e kësaj kulture të rëndësishme. Madje është i nevojshëm edhe rikujtimi i tyre kur në vite sfidat e përkthimit kanë qenë prezente.

 

PIRO MISHA

DREJTOR I BIBLIOTEKËS KOMBËTARE

“Këtu janë disa nga kryeveprat e letërsisë botërore që kanë paraqitur edhe një peshë më të madhe kulturore. Është krijuar në atë kohë një shkollë përkthimi që është e lakmueshme. Pas viteve ’90 kemi një periudhë shumë kaotike, ku secili botonte çdo gjë pa u kontrolluar. Tani ka filluar të stabilizohet gjendja.”

 

Ekspozita me veprat e para të përkthyera do të qëndrojë e hapur deri më 31 mars në Bibliotekën Kombëtare.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *