Subscribe

Prokuroria dyshon se ekzekutimi i Fation Sinanit në Vlorë është bërë për motive hakmarrjeje. Ndonëse diçka e tillë ende nuk është provuar hetuesit dyshojnë se familja e 40-vjecarit ka pasur probleme në Margegaj të Tropojës. Për këtë mësohet se janë marrë në pyetje dhe 2 vëllezërit e 40-vjecarit të vrarë, por ata kanë thënë për policinë se nuk kanë konflikte hasmërie. Këtu hetuesit  druhen se deklarimet nuk janë të vërteta.

 

Krimi ndodhi rreth orës 22:10 kur dy persona të armatosur dhe me maska, trokitën në apartamentin e 40-vjeçarit. Sapo ky i fundit  hapi derën, ata qëlluan katër herë në drejtim të tij. Për shkak të plagëve të marra, Sinani humbi jetën në vend, ndërsa autorët u larguar me nxitim me një automjet tip “Benz” me targa gjermane, të cilin e  braktisën rreth 500 m larg vendit të ngjarjes.

 

Autorët dyshohet të kenë qenë të maskuar, pasi policia  gjeti edhe një kapuç pak metra larg vendit të ngjarjes aty ku dhe arrestoi një prej te dyshuarve, Neritan Qejvanin, i cili vazhdon te merren ne pyetje nga hetuesit. 42-vjecari nuk ka pranuar të thotë asgjë për policinë ndërsa hetuesit dyshojnë se ai ka marrë pjesë në vrasje.

 

Viktima Fation Sinani, 40-vjeç, ishte me origjinë nga Tropoja. Ai jetonte në Vlorë prej pesë vitesh, ndërsa njihej si person pa probleme .

 

40-vjeçari nuk rezulton person i njohur nga policia, pasi sipas burimeve pranë uniformave blu, për të nuk ka asnjë precedent penal. Fation Sinani punonte në ndërtim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *