Subscribe

Aksidenti i një dite më parë në Tiranë tregoi se qytetarët nuk janë më të sigurt as kur ecin në trotuare për shkak se drejtuesit e mjeteve janë të papërgjegjshëm. Ekspertet thonë se Policia Rrugore ka dështuar në misionin e saj dhe akuzojnë se po shfrytëzon aksidentet për të përfituar shuma të mëdha parash.

 

ARTUR SULÇE

EKSPERT I SIGURISE RRUGORE

“Policia Rrugore nuk e bën punën e saj. Ajo merret me trajtimin e aksidenteve dhe jo me parandalimin e tyre gjë që e ka të detyruar ligjore. Merret me trajtimin, pra e trajtojnë aksidentin si burim të madh fitimi duke përcaktuar ekspertët që janë në punë shtetërore. Njëri mund të jetë OPGJ dhe bën akt-ekspertimin, që kjo është skandal.”

 

Sulçe tregon edhe skemën që sipas tij ndjek policia rrugore për të zhvatur qytetarët e aksidentuar ose ata që shkaktojnë aksidentet.

 

“Oficerët e Policisë Gjyqësore, të cilët këqyrin vendin e ngjarjes dhe në bashkëpunim me ekspertët që janë zvarranikë të këtij lloj sistemi prodhojnë një produkt të papërshtatshëm qoftë për prokurorinë, apo gjykatat.  Vazhdojmë të kemi tranzicion duke qëndruar njerëz të pafajshëm brenda, apo duke penalizuar njerëz që përfshihen në aksidente dhe dëmtohen.”

 

Një tjetër shqetësim janë edhe drejtuesit e rinj të mjeteve që përdorin lëndë narkotike. Rrugorja nuk ka asnjë mundësi te verifikoje nëse ata janë, ose jo nën efektin e këtyre substancave.

 

“Është zero statistikat për drejtuesit e mjeteve të përfshirë në aksidente dhe që janë përdorues të lëndëve narkotike. Janë bomba me sahat gjatë lëvizjes në rrugë. Policia Rrugore nuk ka mjete për t’i matur ato në rrugë, siç ka pajisjet për alkoolin.”

 

Statistikat tregojnë se në rritjen e numrit të aksidenteve luajnë rol edhe shoferët e rinj pa eksperiencë në drejtimin e mjetit.

 

 

EKSPERTET KRITIKA POLICISE RRUGORE

 

“KA DESHTUAR ME AKSIDENTET, STRATEGJI VETEM PER TE ZHVATUR QYTETARET”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *