Subscribe

Marrëveshja e re për një “mini shengen ballkanik” për bizneset duket një iniciativë e cila nuk ka një platformë të qartë të kostove dhe përftimeve. Shoqata e prodhuesve të Shqipërisë thotë se qasja për një rajon pa barriera është pozitive, por ata shprehen skeptik për efektet e saj.

 

Jemi pak të paqartë lidhur me efektet që do të ketë kjo marrëveshje. Ne nuk e dimë nëse kjo iniciativë është pjesë e procesit të Berlinit apo është një skemë e re, nëse është e tillë nuk dimë dhe nuk është bërë një analizë e kostove dhe përfitimeve. Pra duket më shumë një iniciativë por pa një platformë konkrete në zbatim, – shprehet Arben Shkodra, nga shoqata e prodhuesve.

 

Nga ana tjetër, biznesi thotë se kjo marrëveshje nuk duhet dhe të funksionojë pa përfshirjen e Kosovës.

 

Skepticizmi i sipërmarrësve për një efektivitet të kësaj iniciative përforcohet edhe më shumë teksa një sërë marrëveshjesh të nënshkruara me Kosovën nuk kanë gjetur zbatim në praktik.

 

Ne vijojmë të kemi barriera në tregtinë me vendet e rajonit. Kemi ekonomi të ndryshme, kemi sistem taksash të ndryshëm. Kemi procedura të ndryshme për të njëjtit sektorë. Flas këtu edhe me Kosovën që kemi nënshkruar një sërë marrëveshjes.

 

Pak ditë më parë, tre vendet e rajonit, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nënshkruan një marrëveshje për të krijuar një zonë “mini shenjen” me qëllim lëvizjen e lirë të njerëzve por edhe lehtësimin e shkëmbimeve tregtare. Por ende nuk dihet se cilat janë ato procedura ekonomike që do të lehtësohen.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *