Subscribe

Katër persona përfunduan në pranga si të dyshuar për atentatin e mbetur ne tentative ndaj biznesmenit Andon Dhima, ngjarje e ndodhur pak ditë më parë në hyrje të pallatit ku ai banonte.

 

Vizion Plus siguroi fotot ekskluzive të dy personave që tentuan të kryejnë vrasjen.

 

Të arrestuarit janë 45-vjeçari Grid Lena, i dënuar 6 vite burgim për vjedhje me armë në Gjermani dhe 35-vjeçari, Altin Hoxha i dënuar më parë për plagosje me armë.

 

Ndërkohë janë arrestuar si bashkëpunëtoret e tyre Mariglen Matohiti dhe Enea Hoxha, të dënuar më parë për “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

 

Uniformat blu gjatë operacionit Stuhia sekuestruan armen  e zjarrit me të cilën autorët do kryenin krimin, automjetin, maskat e përdorura për të mos u identifikuar, rroba policie si dhe prova të tjera që shërbyen për dokumentimin e ngjarjes.

 

51-vjeçari Dhima,  mbrëmjen e 15 tetorit në rrugën “Muhamet Gjollesha” u ndoq nga dy persona të maskuar dhe të armatosur deri në hyrje në hyrje të banesës e tij.

 

Vetë biznesmeni shpërndau videon e kamerave te sigurisë ku shihet se ai i shpëtoi atentatit  pasi hyri në ashensor pak sekonda se të shfaqeshin autorët.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *