Bizneset eksportuese janë më të prekurit nga luhatjet e kursit të këmbimit. Monedha europiane kësaj jave arriti nivelit më të ulët që nga 2009, duke u këmbyer me 129 lekë. Tendencë rënëse ka shfaqur edhe dollari amerikan. Për bizneset, kjo situatë përkthehet në rënie të fitimeve. Xhavit Hysenaj thotë se humbjet vështirë të rikuperohen me rritjen e çmimit të produktit, pasi tregu evropian është shumë i ndjeshëm ndaj këtij fakti.

 

Për ekspertët, zhvlerësimi i monedhës evropiane në tregun vendas është faktor i kërkesë/ofertës. Sipas tyre dy janë faktorët e këtij zhvlerësimi.

 

Sipas parashikimeve, monedha evropiane do të vijojë më trendin e saj rënës, pasi po hyjmë në sezon turistik.

 

Nga fillimi i vitit, Banka e Shqipërisë ka prezantuar paketën e deeuroizimit, e cila ka si synim që të bëjë më të leverdishme kursimet si dhe kreditë ne monedhën vendase. Kjo pasi niveli i euroizimit në sistemin bankar depozita/kredi  kalon përtej 60 %.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *