Subscribe

Eduard Selami i ka kërkuar kreut te PD Lulzim Basha te tërheqë ministrat nga qeveria Rama. gjate takimeve me demokratet e Tepelenës, Gjirokastrës e Këlcyrës Selami ka theksuar se e djathta do te vazhdoje te humbëse nese vazhdon t’i mbaje sytë tek PS dhe LSI.

 

“Une nuk e kuptoj pse duhet te rrinë ministrat tane ne qeveri? Duke u distancuar qe tani nga marrëveshja sepse marrëveshja ishte nje nga shkaqet e humbjes. Zoti Basha, ja kam thene dhe do ja them prap, tërhiqi ministrat nga qeveria. Prano qe ne nuk bejme koalicion qeveritar me partine socialiste. Demokratet nuk duan nje koalicion me PS. Unë kete linje kam, ju mund te me votoni kundër, eshte e drejta juaj por une i kesaj linje jam. Nese ne duam te vijme ne pushtet duhet ta fillojmë opozitën qe tani. Shqiptaret na kane votuar ne opozite. Nese ne do te vazhdojmë te luajmë me dy porta , shikojmë nga duart LSI e PS apo ndonje tjetër, une mendoj se humbja jone do vazhdoje te thellohet edhe me shumë.”

 

Selami ka folur edhe per kohen kur ishte ne krye te PD, duke pranuar se PD e shpërdoroi mandatin qe shqiptaret i dhanë ne vitin 92 dhe faktori kryesor sipas tij ishte mungesa e demokracisë se brendshme.

 

“Ishte mandat per t’u ndare nga nje epoke brutale. Ne e filluam mire por e shpërdoruam, e dorëzuam. Nuk e shperdoroi Gjermani pas Luftës se Dyte Boterore, Konrad Adenauer, përkundrazi vazhdoj disa mandate. 79 vjeç ishte kur e vazhdoi mandatin e pare dhe e beri Gjermani, histori suksesi. Pse? Sepse zgjeroi demokracine, krijoi institucione, mësoi nga eksperienca Amerikane. Sebashku ne vendosim nje kontrate te re sic e kemi pas në vitin 1992. Une di ta rikthej PD, te funksionoje si parti bashkëkohore, si motrat e PPE, me rregulla loje ku karriera dhe meritokracia do zgjidhet nga ju me 1 anëtar 1 vote.”

 

Ndërkohë qe Lulzim Basha gjate takimeve ne Gjirokastër, Tepelenë, Memaliaj, Përmet,e Këlcyrë i ka meshuar manipulimit te zgjedhjeve duke hequr nje paralele me zgjedhjet e vitit ’91.

 

“Në këto kushte, njësoj si në vitin 1991 peshorja ishte e prishur. Në njërën anë ishte rreshtuar pushteti, shteti, administrata, institucionet, policia, bandat me paratë e tyre, lekët e korrupsionit, përqindjet e tenderave dhe koncesioneve, të gjitha mediat, nga ana tjetër, e vetmja palë, e vetmja parti që doli para shqiptarëve pa aleancë me krimin, nuk u përlye në shitblerje votash dhe ofroi një program politik për hallet e shqiptarëve, ishte Partia Demokratike.”

 

Basha ka theksuar se pas manipulimit te procesit te 25 qershorit e vetmja rruge per PD është perballja me kete mazhorance.

 

“Tani të gjithë e panë se Edi Rama nuk mund të mbajë zgjedhje të lira dhe të ndershme, se me krimin dhe drogën nuk mund të ketë zgjedhje të lira e të ndershme. Se e vetmja rrugë është përballja dhe fitorja mbi ta me masën popullore që mund dhe do të ndjekë vetëm ata që kanë moralin për ta udhëhequr këtë betejë. Dhe moralin sot nuk e ka asnjë forcë tjetër politike përveç Partisë Demokratike.”

 

Sipas Bashes, rruga e ringritjes se PD nis nga bashkimi i çdo demokrati dhe vlerësimi në bazë të kontributit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *