Subscribe

Kryeministri Edi Rama shprehu mirënjohjen për ndihmën e dhënë nga Italia pas tërmetit të 26 Nëntorit. Rama tha në “Twitter” se gjendja e jashtëzakonshme pas tërmetit nuk do të kapërcehej dot pa mbështetjen e italianëve.

 

“Faleminderit shumë @GiuseppeConteIT @luigidimaio për humanizmin e madh që ju dallon në sytë e Shqipërisë në këto momente shumë të vështira pas tërmetit nëntorin e kaluar, i cili pa Italinë dhe gatishmërinë tuaj të madhe për të na ndihmuar do të ishte i pakapërcyeshëm.”

 

Deklaratën Edi Rama e bëri pas një takimi të zhvilluar këtë të enjte me homologun italian , Giuseppe Conte dhe ministrin e Jashtëm, Luigi Di Maio.

 

Takimi u zhvillua për të diskutuar për Konferencën e Donatorëve që do të mbahet në 17 shkurt për të mbledhur sa më shumë fonde për familjet e prekura nga tërmeti. Gjatë një bisede me Di Maion, Rama zbuloi edhe faturën e dëmit, e cila sipas tij shkon rreth 1 miliard dollarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *