Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka njoftuar se duke filluar nga 1 janari i vitit 2022, 7385 biznese duhet ta sigurojnë energjinë elektrike ne treg të lirë.

 

Mirëpo, komuniteti i biznesit duket i paqartë për mënyrën sesi do të funksionojë ky proces.

 

Elton Sevrani, administrator i Furnizuesit të Shërbimit Universal, i ftuar në emisionin “E-zonë”, ka treguar se çfarë do të ndodhë me ato biznese që nuk kanë lidhur një kontratë për të siguruar energjinë elektrike.

 

“Në fillim të kësaj jave është bërë njoftimi zyrtar i 7385 bizneseve që ne kemi evidentuar, të cilat nuk i takojnë nivelit të tenisonit 0.4 kV. Furnizues në tregun e lirë ka sa të duash, një prej tyre është edhe vetë furnizuesi në tregun e lirë, pjesë e OSHEE Group, por ky nuk është një proces që nëse nuk gjendet brenda datës 31 dhjetor 2021, furnizuesi alternativ në treg të parregulluar do të ndërpritet furnizimi. Furnizuesi i shërbimit universal ka dhe detyrën dhe targetin e furnizuesit të mundësisë së fundit, pra vazhdon furnizuesi i energjisë elektrike, por në ndryshim nga një çmim i rregulluar nga enti rregullator, aplikohet një çmim variabël çdo muaj, i cili është në varësi të kostos së blerjes së energjisë për këtë grup klientësh, të cilët i takojnë furnizuesit të mundësisë së fundit.  Edhe furnizuesit të tregut të lirë do t’i garantohet furnizimi me energji. Brenda dy viteve të ardhshëm,  nuk do të ngelë asnjë subjekt pa u furnizuar me energji elektrike, përveç rasteve ku ai është debitor, ku do të ketë probleme të likuiditeteve, të faturës etj.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *