Ajo është një nga këngëtaret më të suksesshme të Kosovës. Më pak aktive në Shqipëri, në ato shfaqe ku Flaka është, ka gjithmonë profesionalizëm. Por Flaka njihet gjithashtu dhe për lookun e saj dhe tendencat që tenton të sjellë. E kemi parë së fundi në një nga kompeticionet e muzikës në Shqipëri, me një look ndryshe dhe gjithmonë e më shumë provokues.

Këngëtares i pëlqen të luajë me flokët, veshjen, lookun në përgjithësi dhe shumë shpesh me grimin. Mëgjithatë në postimet e fundit në Instagram, këngëtarja duket se është fiksuar me ngjyrën e zezë. Të gjitha veshjet e saj janë në tonalitetet e të zezës, tek-tuk kombinuar me të bardhën. Thonë se veshja shpreh gjendjen në të cilën ndodhemi, por a është e vërtetë kjo për Flakën? Megjithatë duhet të themi se Flaka, duket shumë mirë e veshur dhe “në të zezë”.

1 2 3

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *