E hënë, 12 Tetor 2026 Film TV deri në 04:30 Në vijim ora 04:30: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

E trishtë, këngëtarja Xhesika Polo humb babain në moshën 58 vjeçare

Këngëtarja shqiptare Xhesika Polo ka humbur babain e saj. Lajmi i trishtë që është ndarë nga vetë artistja në rrjetet sociale.

Reklamë

Gjatë rrugëtimit të saj në reality show-n Ferma VIP, babai i saj, Artur Polo, ka qenë një nga mbështetësit më të mëdhenj dhe më të përkushtuar. Ai e ka përkrahur publikisht Xhesikën në çdo hap të karrierës së saj, duke treguar shpesh krenarinë për arritjet e së bijës.

Një nga momentet më emocionuese për publikun ka qenë telefonata surprizë gjatë qëndrimit të saj në “Ferma VIP 1”, ku Xhesika dhe i ati ndanë me publikun marrëdhënien e tyre të veçantë, duke prekur zemrat e shumë shikuesve.

Reklamë

Artur Polo gjithashtu ka qenë i pranishëm në studio televizive për të shprehur mbështetjen e tij ndaj vajzës, duke dëshmuar lidhjen e fortë familjare që i bashkonte.

Ngushëllime familjes Polo për këtë humbje të madhe.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë