E hënë, 26 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

E rëndë në Vlorë/ Nëna e dehur përplas disa herë foshnjën në trotuar, policia ia merr nga duart dhe e dërgon në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para disa minutash në qytetin e Vlorës, ku një grua e alkolizuar ka përplasur disa herë në trotuar foshnjën e saj 5 muajshme.

Bëhet me dije se se gruaja rreth 35-vjeç ka qenë nën efektin e alkoolit kur ka përplasortr foshnjën në trotuar.

Reklamë

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilët kanë tentuar t’i marrin foshnjën, por gruaja fillimisht ka kundërshtuar me forcë të dorëzojë fëmijën dhe ka vijuar ta përplasë.

Policia ka mundur të neutralizojë gruan dhe ka marrë fosnjhën duke e dërguar me urgjencë në spital.

Reklamë

Raportohet se foshnja nuk ka shenja dalluese të goditjeve në spiërfaqe, por po i bëhet një skaner për të parë organet e brendshme.

Ndërkohë që gruaja është shoqëruar në polici ku po merret në pyetje, ndërsa bëhet me dije se ajo është e divorcuar.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë