Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të hënë në fshatin Gadime e Ulët, në Kosovë.
Një grua, rreth 51-vjeç është sulmuar me sëpatë brenda shtëpisë së saj nga ish-bashkëshorti, pavarësisht se ndaj tij kishte urdhër mbrojtjeje aktiv.
Autori, sipas mediave, është arrestuar. Drejtori i Qendrës Emergjente, Naser Syla, ka thënë për mediat në Kosovë se gjendja e 51-vjeçares është stabile.
“Gjendja është stabile, ende është në Qendrën Emergjente duke u trajtuar”, tha ai.
/vizionplus.tv





