E mërkurë, 28 Tetor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

E rëndë në Gjakovë, pronari i lokalit vret me armë zjarri klientin pas konfliktit

Gjakova është tronditur nga një vrasje që ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit. Si pasojë e të shtënave me armë zjarri, një person ka mbetur i vdekur, ndërsa një tjetër është plagosur.

Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta, ka konfirmuar rastin duke bërë të ditur se një pronar lokali në Çarshia e Vjetër e Gjakovës dyshohet se ka shtënë me armë zjarri ndaj një klienti pas një mosmarrëveshjeje, duke e lënë atë të vdekur në vend.

Reklamë

Sipas tij, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 05:20 të mëngjesit në një lokal në këtë zonë.

“Pas një mosmarrëveshjeje me një klient, pronari i lokalit dyshohet se ka përdorur armën e zjarrit. Si pasojë, një person ka mbetur i vdekur në vendngjarje, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa një tjetër person i plagosur është dërguar në spitalin rajonal për trajtim mjekësor”, ka deklaruar Graishta.

Reklamë

Ai shtoi se i dyshuari është një person i njohur për policinë dhe aktualisht ndodhet në arrati, ndërsa njësitet policore janë në kërkim të tij.

Në vendin e ngjarjes ndodhen njësitë përkatëse të policisë, të cilat po kryejnë procedurat e nevojshme ligjore nën mbikëqyrjen e kryeprokurorit të shtetit.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë