Një 36-vjeçar shqiptar është shpallur në kërkim nga autoritetet greke, pasi ndaj tij ka bërë denoncim  një e mitur.

 

E mitura pretendon se shqiptari e ka detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj. Ngjarja ka ndodhur në komunën e Nea Zicnit.

 

Policia greke vijon kërkimet për arrestimin e shqiptarit, banues në Alistraisit.

 

Nga ana tjetër, 15-vjeçarja është ekzaminuar nga mjeku ligjor dhe pritet raporti i tij për të konfirmuar nëse është dhunuar.

 

Policia po heton rastin për të kuptuar nëse autori i dyshuar ka njohje me të miturën./vizionplus.tv

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *