Jacqueline Bracamontes është aktorja meksikane e cila për publikun shqiptar është bërë e njohur nëpërmjet disa roleve shumë të suksesshme. Pak javë më parë aktorja dha lajmin e bukur se shumë shpejt do të bëhet nënë e 5 fëmijëve, pasi ajo është shtatzëne për herë të katërt me binjakë.

 

Por duket se Jacqueline ka vendosur që të bëjë publike çdo detaj nga pritja e ëmbël. Nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’, ajo ka zbuluar gjininë e fëmijëve.

 

Janë dy vajza. Tashmë kemi gati ekipin e basketbollit për femra me vajzat Fuentes Bracamonte. Zoti e di pse i bën gjërat dhe ne ndjehemi shumë me fat dhe të bekuar. Mirësetëvini princesha të bukura! Babi, motrat dhe unë ju presim me shumë dashuri. Sqaroj se këtu mbyllim dhe ‘fabrikën’,– ka shkruar aktorja.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *