Është gjetur pak më parë trupi i fëmijes 3-vjeçar, i cili u shpall u humbur pak ditë më parë në Shkodër.

Gazetari i Vizion Plus Bepin Kolvataj bën me dije se ai u gjet në njësinë Ana e Malit, i spostuar nga rrjedha, gjatë kërkimeve intensive të forcave të shumta policie që janë në zonë.

Lexo edhe :

Related Posts

Më herët janë gjetur edhe trupat e dy vajzave që dyshohet se u mbyten bashkë me nënën e tyre Alma Arrazi më datë 4 maj.

Tani mbetet për t’u gjetur edhe trupi i nënës 40-vjeçare, e cila dyshohet se hodhi fëmijët dhe më pas veten në lum pas problemeve me bashkëshortin dhe depresionin.

Policia ka arrestuar bashkëshortin Erdgys Arrazi pasi dyshohet se ka shkaktuar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij. Çifti kishte probleme prej kohësh, ndërkohë që familjarët e Almës akuzojnë dhëndrin se kishte dhe një lidhje paralele.

Alma Arrazi u zhduk bashkë me tre fëmijët e saj me datë 4 maj pas një kafeje me kunatën duke i thënë se po shkonte në Durrës.

NJOFTIMI I POLICISË

Shkodër/Informacion shtesë

Si rezultat i kërkimeve të pandërprera në lumin Buna, nga polumbarët e RENEA-s, kontrolleve me mjete lundruese nga grupi i kërkim-shpëtimit i Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, dhe shërbimet e Policisë të DVP Shkodër, në bashkëpunim me banorët e zonës, u bë e mundur gjetja nga polumbarët e RENEA-s, e trupit të pajetë të djalit të mitur 3-vjeçar, në lumin Buna, midis zonës së quajtur “Ana e malit” dhe fshatit Oblikë.

Vijojnë kërkimet intensive për gjetjen e trupit të 39-vjeçares që dyshohet se është vetëmbytur së bashku me tre fëmijët e saj, trupat e të cilëve janë gjetur dhe nxjerrë nga lumi Buna, nga polumbarët e RENEA-s dhe shërbimet e Policisë. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *