Vendi
E diel me mot të qëndrueshëm, sa do të shënojnë temperaturat

E diela pritet të sjellë kushte të qëndrueshme atmosferike në të gjithë vendin, me mot të kthjellët dhe pa reshje. Sipas parashikimit të Institutit të Gjeoshkencave, temperaturat do të mbeten relativisht të larta për këtë periudhë të vitit.
Në zonat bregdetare, temperaturat do të luhaten nga 13°C në vlerat minimale deri në 25°C në ato maksimale.
Reklamë
Në zonat e ulëta, temperaturat minimale pritet të zbresin në 10°C, ndërsa gjatë ditës maksimalet mund të arrijnë deri në 27°C.
Në zonat malore, temperaturat do të jenë më të ulëta, me vlera nga 5°C deri në 22°C.
Era do të fryjë me intensitet të lehtë deri mesatar.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




